Mesazhi i Donnarumma për tifozët e Manchester City: “Të bëjmë histori së bashku” - Gazeta Express
string(77) "mesazhi-i-donnarumma-per-tifozet-e-manchester-city-te-bejme-histori-se-bashku"

Futboll

Gazeta Express

11/09/2025 20:07

Mesazhi i Donnarumma për tifozët e Manchester City: “Të bëjmë histori së bashku”

Futboll

Gazeta Express

11/09/2025 20:07

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, ka publikuar një mesazh video për tifozët e Manchester City, duke siguruar se së bashku do të “bëjnë histori”.

Ai përfundoi transferimin te City nga Paris Saint-Germain në ditën e fundit të merkatos për 30 milionë euro, vetëm pak javë pas fitimit të Champions League.

Donnarumma nis një fillim të ri te Manchester City

Portieri kreu testet mjekësore në Firence, gjatë një pushimi të shkurtër nga stërvitjet me përfaqësuesen e Italisë për kualifikueset e Botërorit në kampin e afërt të Coverciano-s.

Kjo do të thotë se ai ka mbërritur në Manchester vetëm gjatë dy ditëve të fundit dhe ka publikuar një mesazh të ri për mbështetësit e tij në Premier League.

Është lehtë të harrohet që Donnarumma është vetëm 26 vjeç, pasi debutoi në Serie A një dekadë më parë me AC Milan, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ai ka grumbulluar tashmë 76 ndeshje me përfaqësuesen e Italisë, ka fituar Euro 2020, Champions League, katër tituj në Ligue 1, dy kupa të Coup de la Ligue, tre Superkupat e Francës dhe Supercoppa Italiana. /GazetaExpress/