Sulmet e Vjosa Osmanit ndaj gazetarëve, Gashi: Citimi i burimeve të sigurisë për qëllime politike dëmton procesin e hetimit - Gazeta Express
string(121) "sulmet-e-vjosa-osmanit-ndaj-gazetareve-gashi-citimi-i-burimeve-te-sigurise-per-qellime-politike-demton-procesin-e-hetimit"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 19:09

Sulmet e Vjosa Osmanit ndaj gazetarëve, Gashi: Citimi i burimeve të sigurisë për qëllime politike dëmton procesin e hetimit

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 19:09

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar ndaj presidente Vjosa Osmani e cila sulmoi ashpër gazetarët dhe mediat.

Gashi ka thënë se citimi i burimeve të sigurisë nga Presidenca për qëllime politike momentale është i dëmshëm për procesin e mbledhjes së informacionit dhe për hetimet.

Ai ka thënë se veprime të tilla dëmtojnë sistemin e sigurisë.

“Përveçse shantazh ndaj medias, citimi i burimeve të sigurisë nga Presidenca për qëllime politike momentale është i dëmshëm për procesin e mbledhjes së informacionit dhe për hetimet. Ky veprim dëmton sistemin e sigurisë dhe krijon rrezik të madh reputacional për institucionet shtetërore në afat të gjatë, sidomos në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Gashi. /Gazeta Express