Lidhja Demokratike e Kosovës – parti që në zgjedhjet e shkurtit doli e treta – ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për të dërguar Bislimin në Bruksel për dialogun me Serbinë, duke e vlerësuar si vendim “të pajustifikuar dhe pa asnjë legjitimitet qytetar e institucional”.
“Përfaqësimi në dialog mund të bazohet vetëm mbi institucione legjitime të dala nga zgjedhjet dhe të mbështetura nga sovrani”, tha LDK-ja.
Lidhur me këtë, pas bisedimeve në Bruksel, Bislimi e quajti “budallallëk” këtë reagim të LDK-së, duke thënë se mandatin ia ka dhënë Qeveria dhe se vetëm Qeveria mund t’ia marrë atë.
“Pak është interesant që ky budallallëk ka mbërri ne Bruksel, Unë jam zvkryeministër në detryë I Qeverisë, i ngarkuar edhe me temën e dialogut. Mandatin ma ka dhënë Qeveria dhe mundet me ma marrë qeveria, nuk ma ka dhënë LDK, as nuk mund të ma marrë LDK. Cdo gjë tjetër është e palogjikshme ngjashëm me shumicën e qëndrimeve të këtij subjekti politik dhe subjekteve tjera që po i hasim muajt e fundit”, përfundoi Bislimi.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...