Bislimi në "krye të detyrës", takon Petkoviqin në Bruksel: Serbia po e do të parin Asociacionin - Gazeta Express
string(91) "bislimi-ne-krye-te-detyres-takon-petkoviqin-ne-bruksel-serbia-po-e-do-te-parin-asociacionin"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 18:05

Bislimi në “krye të detyrës”, takon Petkoviqin në Bruksel: Serbia po e do të parin Asociacionin

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 18:05

Gjatë ditës së sotme, në Bruksel është zhvilluar një takim mes kryenegociatërove të Kosovës dhe Serbisë.

Rreth këtij takimi është deklaruar kryenegociatori, Besnik Bislimi. Ai pas takimit ka thënë se ideja e takimit ka qenë që fillimisht të bëhet progres në themelimin e komisionit të përbashkët për personat e zhdukur me forcë, shkruan Gazeta Express.

‘‘Ideja sot ishte që të kemi progres në themelimin e komisionit të përbashkët për personat e zhdukur me forcë.  Dhe pastaj në pjesën tjetër të kemi një takim kur Kosova dhe Serbia japin propozime konkrete sipas të cilave pastaj verzioni 10 i planit të senkuencimit do të mund të bëhej si një plan i pranueshëm për palët’’, ka thënë ai.

Megjithatë, Bislimi ka shtuar se themelimi i këtij komisioni s’u arrit, duke thënë se ‘‘me gjasë Serbia është tërhequr nga marrëveshja për termat e referencës’’.

‘‘Në pikën e parë fatkeqësisht nuk arritëm të kryejmë misionin tonë, pra themelimin e Komisionit, për arsye se me gjasë Serbia është tërhequr nga marrëveshja për termat e referencës, duke thënë se ata duan të ndërhyjnë edhe njëherë në dokument gjë që nuk është pranuar as nga Brukseli as nga pala jonë’’, ka shtuar ai.

Tutje, Bislimi ka deklaruar edhe se Serbia, siç ka thënë ai, është tërhequr nga marrëveshja bazike ose refuzon të diskuton marrëveshjen bazike.

‘‘Ndërkaq te pjesa e dytë, Kosova dha tri propozimet e veta këto propozime kishin të bëjnë që neni 1 deri në 4 të jenë të përfshira të marrëveshjes bazike. Ndërkohë Serbia ka refuzuar të jap propozime konkrete. Pozicionoi i Serbisë mund të përkthehet si shumë thjeshtë, së pari Asociacioni, pra parakusht e pastaj vijat e kuqe të Serbisë që nënkupton që në fakt Serbia është tërhequr nga marrëveshja bazike ose refuzon të diskuton marrëveshjen bazike’’, ka deklaruar Bislimi.