Në një postim në X, zëvendëssekretari i shtetit i SHBA-së, Chris Landau, ka thënë se i ka udhëzuar zyrtarët konsullorë të “ndërmarrin veprime të përshtatshme” kundër çdo “të huaji që lavdëron dhunën dhe urrejtjen”.
Ai shtoi se “është i neveritur kur sheh disa në mediat sociale duke lavdëruar, racionalizuar ose duke e shpërfillur” vrasjen e Kirk, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Landau theksoi se zyrtarët konsullorë do të monitorojnë gjithashtu postimin e tij për të mbledhur informacione nga përdoruesit që shohin postime që nuk janë në përputhje me pikëpamjet e departamentit.
Kirk, një aleat i Presidentit Trump, u qëllua me armë në një universitet të Utah-ut, ndërsa zyrtarët thonë se i dyshuari “duket të jetë në moshë kolegji” dhe iku “në një lagje”.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...