U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon caktimin e prokrorëve përgjegjës që do të angazhohen për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor - Gazeta Express
string(138) "u-d-kryeprokurori-i-shtetit-kerkon-caktimin-e-prokroreve-pergjegjes-qe-do-te-angazhohen-per-garantimin-e-integritetit-te-procesit-zgjedhor"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 17:18

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon caktimin e prokrorëve përgjegjës që do të angazhohen për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 17:18

 Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive, si dhe me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Në këtë takim, u kërkua nga kryeprokurorët që të caktojnë prokurorët përgjegjës që do të angazhohen për të garantuar integritetin e pocesit zgjedhor në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në njoftim thuhet se në këtë takim u diskutua edhe për kontrollin e lëndëve dhe trajtimin e kallëzimeve penale brenda afateve ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të rëndësishme, përfshirë kontrollin e lëndëve dhe trajtimin e kallëzimeve penale brenda afateve ligjore, zbatimin e masave të fshehta hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, trajtimin e raporteve të Administratës Tatimore të Kosovës në procedurat penale, si dhe çështje të tjera profesionale”, thuhet në njoftim.

Diskutim i rëndësishëm i këtij takimi u tha se ishte angazhimi i prokurorëve për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.

“Një pikë tjetër me rëndësi ishte diskutimi lidhur me përgatitjet e Prokurorit të Shtetit për procesin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, me theks të veçantë angazhimin e prokurorëve për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet. Me këtë rast, u.d. Kryeprokurori i Shtetit, së bashku me Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, kërkuan nga kryeprokurorët që të caktojnë prokurorët përgjegjës, të cilët do të angazhohen në nivel vendi për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor”, njofton Këshilli Prokurorial.