Vehbi Kajtazi i ka reaguar presidentes Osmani për deklaratat e saj se ka gazetarë që janë të lidhur me Millan Radojçiqin, kryeterroristin e Banjskës.
Ai tha se pushteti po i përdor institucioneve sipas qefit dhe tekeve.
“Tema për të cilën dua të flasë është keqpërdorimi masiv që ky regjim ia bën institucioneve të këtij shteti, keqpërdor policinë duke i përdorur ata sipas qefit dhe tekave të tyre, keqpërdorin AKI’në se gjoja gazetarë të ndryshëm janë të lidhur me Serbinë, keqpërdor hapësirën publikë për të akuzuar, sharë fyer, ndërkohë ajo me Albin Kurtin do duhej të japin llogari se pse sistemi arsimor është në gjendje të tmerrueshme saqë nuk kanë besim me i çu fëmijët e tyre në këto shkolla”
Ai tha se kushdo që janë këta gazetarë duhet të shkojnë në burg ose të merren në mbrojtje.
“Nuk mund të jetë i lirë dikush që është i lidhur me Radojciqin, dhe nëse nuk janë duhet të merren në mbrojtje sepse e ashtuquajtura presidente po ua rrezikon jetën. Ajo u thirr në informacione të klasifikuara, ndërkohë bëri shkelje flagrante sepse nuk mund t’i përdor këto informacione për t’i sulmuar të tjerë. Nëse ajo do duhej të fliste për to, këto informacione do duhej të deklasifikohen sepse kështu e parasheh ligji dhe të dërgohen në prokurori për ndjekje penale por kurrsesi nuk duhet të përdoren si formë shantazhi për ti kërcënuar e shantazhuar të gjithë gazetarët”, tha ai.
“Përdorimi i institucioneve të sigurisë, përfshirë AKI, është model i regjimeve diktatoriale, model i Rusisë, Bjellorusisë, është model i shteteve të Amerikës Latine, por kurrsesi nuk është model i shteteve demokratike”. /GazetaExpress/
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...