Edon Zhegrova është paraqitur sot në konferencë për shtyp për herë të parë që nga transferimi i tij në Juventus.
Ylli kosovar ka folur për ditët e para në eksperiencën “Bianconere”, për të vazhduar më pas për ëndrrën për të luajtur në një klub të madh evropian, mundësinë që ia dha kryeministri shqiptar, Edi Rama për t’u pajisur me pasaportë shqiptare, derbi me Interin, ku pritet të mungojë dhe synimin për të fituar trofe të shumtë me Juventusin, shkruan “Gazeta Express”.
Zhegrova 🎙️: Jam i lumtur që jam këtu dhe për mikpritjen që e kam marrë: më ka bindur Juventusi, kam ëndërruar gjithmonë të luaj në një skuadër të rëndësishme si kjo. E njoh David dhe mendoj të jap edhe unë si ai kontribut për skuadrën.”
Zhegrova 🎙️: Kam ëndërruar gjithmonë të luaj në një klub të madh si ky: sapo kam biseduar me drejtuesit e Juventusit e kam kuptuar se kishte interesim serioz dhe ëndrra ime do të mundë të bëhej realitet.”
Zhegrova 🎙️: Karakteristikat e luanit është e vërtetë se më përfaqësojnë, ndiej se është një pseudonim që më rri mirë. Sapo kam nisur të ushtroj me grupin, janë ditët e para: kam biseduar me trajnerin Tudor dhe do të shohim se ku dëshiron ai që unë të luaj.”
Zhegrova 🎙️: Fizikisht e kam pasur një periudhë të vështirë shkaku i një lëndimi, por tash jam mirë dhe po punoj fort me stafin. Mendoj se mund ta marr veten sa më shpejtë të jetë e mundur dhe ta jap maksimumin.”
Zhegrova 🎙️: Kjo është një skuadër e re që dëshiron t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe sfidat me të cilat përballet, objektiv do të jetë gjithmonë ky. Kur jam përballur me Juventusin si kundërshtar ishte një mundësi që t’i demonstroj vlerat e mia, ndërsa tash jam pjesë e këtij klubi: të gjithë po më përkrahin dhe ndihmojnë për t’u integruar sa më shpejtë të jetë e mundur.”
Zhegrova 🎙️: Kryeministri i Shqipërisë është tifoz i madh i Juventusit dhe dëshironte të ma jepte pasaportën shqiptare dhe për mua është e rëndësishme. Më ka ndihmuar shumë dhe do t’ia jap fanellën time të parë.”
Zhegrova 🎙️: “Kam biseduar me trajnerin, nuk do të jem pjesë e ekipit në lojën me Interin, më duhet të punoj fizikisht, do ta jap mbështetjen time për skuadrën.” /Gazeta Express
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...