Kryeministri Edi Rama po shpall publikisht përbërjen e qeverisë së re pasi socialistët fituan mandatin e katërt në zgjedhjet e 11 majit.
Ai po i prezanton emrat e kabinitetit të tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural t’ia besojë një emri të ri në politikën qendrore – Andis Salla, aktualisht kryetar i Bashkisë së Cërrikut.
Sipas Ramës, Salla është një model i të rinjve që sjellin rezultate nga komunitete të vështira, duke arritur të sigurojë financime dhe zhvillim përtej infrastrukturës bazë. Emërimin e tij e konsideron një hap të rëndësishëm drejt një qasjeje më moderne dhe dinamike në sektorin rural.
Pirro Vengu do të vijojë të jetë ministër i Mbrojtjes.
“Ka treguar seriozitet dhe përkushtim në detyrë”, tha Rama.
Në një hap inovativ dhe të papritur për administratën publike shqiptare, kryeministri Edi Rama prezantoi sot ministren më të re të kabinetit qeveritar – Diella, anëtarja e parë virtuale e qeverisë.
Me një mandat të posaçëm dhe një strukturë të adaptuar për sfidat e epokës digjitale, Diella do të marrë drejtimin e Prokurimeve Publike në mandatin e katërt qeverisës.
“Ministre e re, Diella, me vulë digjitale që ajo u ka dhënë qytetarëve digjitalë vulat këto vite. Diella, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar, do ketë një strukturë të adaptuar dhe një mandat të posaçëm për të shembur frikërat, barrierat dhe ngushtësitë e administratës”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.
Rama paralajmëroi se Ulsi Manja do të marrë Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
“Funksionar shembullor i shtetit”, tha Rama kur e prezantoi. Ai ka qenë zv/ministër i Brendshëm.
“Një tjetër grua edhe ajo në mandatin e saj të parë si deputete, në shkallët e parë të karrierës, do të drejtojë. Delina Ibrahimi do të jetë minister e Re për Kulturën dhe Inovacionin.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Evis Sala do të jetë ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Sofian Jaupaj ministër për Turizmin, Mirela Kumbaro kalon te Arsimi. Ky është vendimi i kryeministrit Edi Rama.
“Siç e ka treguar aftësinë drejtuese dhe përkushtimin e nevojshëm, kam besim se Blendi do të jetë ministri i duhur në këtë fazë. Mirela do ta lërë stafetën e turizmit pas një pune plot mund dhe pasion, me rezultate kuptimplota, ndërkohë që turizmi gjendet në një udhëkryq strategjik. Forca tërheqëse e këtij vendi bëhet, në ritmin e duhur. Kultura duhet të ecë më shpejt në formësimin e korpusit të institucioneve të saj. Me Galerinë më të bukur të arteve në rajon, me Muzeun më të bukur Kombëtar, duke ushqyer burimet e veta krijuese. Synimi ynë duhet të jetë të joshim nga jashtë jo vetëm talentet tona. Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit do t’i bashkohet edhe Sporti, duke nisur një reformë të vonuar që nuk mund t’ia mohojmë dot sportit. Sofian Jaupaj është kryenegociatori i Shqipërisë për kapitullin e rëndë që lidhet me mjedisin. Ai është një nga njohësit më të mirë.
Edhe Sofiani i ka ngjitur shkallët e karrierës një e nga një, për të arritur në postin e zëvendësministrit të Mjedisit ku është tani.”, tha Rama. Ai shtoi se Mirela Kumbaro do të jetë ministre e Arsimit.
Mirela Kumbaro do të jetë drejtuesja e re e Ministrisë së Arsimit. Ajo është ministrja më jetëgjatë e qeverive të kryeministrit Edi Rama prej vitit 2013, kur erdhi në pushtet.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...