Tash e disa muaj vendi është në një ngërç institucional.
Megjithëse u arrit të zgjedhet kryetari i Kuvendit, sërish nuk u arrit konstituimi i plotë i këtij institucioni.
Çështja tashmë ka mbetur tek zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb, gjë për të cilën Lista Serbe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese në vendimin e nxjerrë disa ditë më parë vendosi masë të përkohshme prej 30 ditësh duke ndaluar çdo veprim të deputetëve.
Pas kësaj situate të krijuar janë shtuar zërat se vendi mund t’iu drejtohet sërish zgjedhjeve të reja parlamentare.
Në lidhje me këto zhvillime dhe vendimin që mund të sjellë Kushteteusja ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.
Rexhaj tha se Lëvizja Vetëvendosje është një organizatë dinamike dhe është e përgatitur në çdo rast për zgjedhje.
Ai duke iu referuar ankesës së Listës Serbe tha se ‘Gjykata Kushtetuese nuk bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend të Kosovës’.
Deputeti i LVV-së potencoi se jo domosdoshmërisht nënkryetari i Kuvendit duhet të jetë nga Lista Serbe.
“Lëvizja Vetëvendosje është organizatë dinamike e cila operon përmes përmes organizimeve të shkëlqyera të saj e përgatitur për çdo sfidë dhe natyrisht edhe për zgjedhje parlamentare. Gjykata Kushtetuese duhet të flasë dhe na tregojë për rastin në fjalë sepse realisht deputetët aty nuk kanë pranuar që nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë nga Lista Serbe. Jam shumë kurioz ta di e ta shoh aktvendimin të cilin do t’a publikojë.
“Gjykata Kushtetuese nuk bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend të Kosovës sepse jo domosdoshmërisht duhet që nënkryetari të jetë nga Lista Serbe por nënkryetari buron nga vullneti i qytetarave ne kete rast të shprehur përmes deputetëve pra jo Lista Serbe dhe nënkryetari nga Lista Serbe” tha Rexhaj
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...