Shëndetësia në Shqipëri me ministre të re, Rama: Në krye të saj Evis Salaj, CV-ja e saj më e gjatë se fjalimi im - Gazeta Express
string(108) "shendetesia-me-ministre-te-re-rama-ne-krye-te-saj-do-te-jete-evis-salaj-cv-ja-e-saj-me-e-gjate-se-fjalimi-im"

Shqiperi

Gazeta Express

11/09/2025 13:17

Shëndetësia në Shqipëri me ministre të re, Rama: Në krye të saj Evis Salaj, CV-ja e saj më e gjatë se fjalimi im

Shqiperi

Gazeta Express

11/09/2025 13:17

Evis Salaj do të jetë ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri.

Lajmin e konfirmoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, ku prezantoi kabinetin e ri qeveritar.

“Shëndetësinë do e drejtojë një studente, që ka qenë në mjekësi. Ka spikatur si akademike, mjeke. Ka mbatur pozicionin e profesores në New york. Ka mbrojtur doktoraturën. CV e saj është dokument më i gjatë se fjalimi im sot. Mbi 300 publikime shkencore, pjesëmarrëse në disa shoqata të mirënjohura evropiane si dhe fituese e disa çmimeve. Duke e pranuar ftesën time, profesore Evis Salaj do e lërë Italinë, për t’u bashkuar si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.”, theksoi ai.