Refuzohet për herë të 14-të kërkesa për lirim me kusht e vrasësit të John Lennon - Gazeta Express
string(80) "refuzohet-per-here-te-14-te-kerkesa-per-lirim-me-kusht-e-vrasesit-te-john-lennon"

Rozë

Gazeta Express

11/09/2025 13:09

Refuzohet për herë të 14-të kërkesa për lirim me kusht e vrasësit të John Lennon

Rozë

Gazeta Express

11/09/2025 13:09

Kërkesa më e fundit për lirim me kusht e Mark David Chapman, njeriut që vrau ish-anëtarin e grupit legjendar The Beatles, John Lennon, në vitin 1980 në Manhattan, është refuzuar për herë të 14-të, njoftuan autoritetet korrektuese të Nju Jorkut.

Chapman, 70 vjeç, u paraqit përpara komisionit të lirimeve me kusht më 27 gusht, ndërsa vendimi u publikua së fundmi në internet nga Ministria përkatëse e SHBA-ve.

John Lennon u qëllua për vdekje natën e 8 dhjetorit 1980 nga Chapman, i cili në atë kohë ishte 25 vjeç, teksa ky i fundit po kthehej në apartamentin e tij në zonën Upper West Side së bashku me bashkëshorten, Yoko Ono.

Më herët atë ditë, Lennon i kishte dhënë një autograf Chapman-it mbi një kopje të albumit të tij, “Double Fantasy”. Vrasësi u arrestua brenda pak minutash pranë vendngjarjes, duke mbajtur në duar romanin e J.D. Salinger, “The Catcher in the Rye”.

mark_chapman

Procesverbali i plotë nga seanca e fundit e dëgjimit ende nuk është bërë publik. Megjithatë, në të kaluarën, Chapman ka shprehur pendesë për krimin e kryer.

“E dija çfarë po bëja dhe e dija që ishte gabim. E dija që ishte e keqe, por e dëshiroja famën aq shumë sa isha i gatshëm të bëja gjithçka, madje edhe të merrja një jetë njerëzore,” kishte deklaruar ai tre vite më parë gjatë një seance të mëparshme me komisionin.

Aktualisht, Chapman po vuan një dënim prej 20 vitesh deri në burgim të përjetshëm në institucionin korrektues Green Haven, në veri të Nju Jorkut.

Ai do të ketë të drejtën të paraqesë sërish një kërkesë për lirim me kusht në shkurt të vitit 2027, sipas agjencisë Associated Press.