Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar edhe për një tjetër takim me një aktor të Hollywood’it, pas atij me Jackie Chan. Kësaj radhe, Vuçiq ka pritur në takim aktorin, Steven Seagal.
Vuçiq ka thënë se me Seagal kanë diskutuar për mundësitë për forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe artistik.
‘‘Gjatë një bisede të përzemërt dhe miqësore me Steven Seagal, diskutuam mundësitë për forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe artistik, si dhe mënyrat përmes të cilave Serbia mund të promovohet më tej në skenën ndërkombëtare. Biseduam gjithashtu për projekte të mundshme të përbashkëta në fushën e kinematografisë, partneritete mediatike dhe promovimin e investimeve në industrinë kulturore’’, ka shkruar Vuçiq.
Tutje, presidenti serb ka shprehur mirënjohje ndaj aktorit për dashurinë që ky i fundit, sipas liderit serb, ka treguar ndaj Serbisë.
‘‘I shpreha mirënjohjen time zotit Sigal për dashurinë që ka treguar ndaj Serbisë dhe gatishmërinë e tij për të përdorur famën dhe reputacionin e vet në funksion të afirmimit të vendit tonë në botë. Angazhimi i tij për ta konsideruar Serbinë si atdheun e dytë për ne përbën një nder të madh dhe një përgjegjësi për të punuar së bashku në forcimin e projekteve kulturore dhe humanitare’’, ka shtuar Vuçiq.
Në fund, presidenti serb ka thënë se shteti që ai udhëheq do të jetë gjithmonë i hapur për artistë nga e gjithë bota.
‘‘Serbia do të jetë gjithmonë e hapur për artistë dhe miq nga e gjithë bota. Besoj se takime të tilla ndihmojnë në përhapjen e imazhit pozitiv të vendit tonë dhe në ndërtimin e urave të miqësisë, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë’’, ka shkruar ai.
Ndryshe aktori Steven Seagal njihet edhe si një person që ka raporte të afërta me liderin rus Vladimir Putin.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...