Avokati Memet Seferi, kandidat i VLEN-it për komunën e Vrapçishtit - Gazeta Express
string(65) "avokati-memet-seferi-kandidat-i-vlen-it-per-komunen-e-vrapcishtit"

Maqedoni

Gazeta Express

11/09/2025 12:28

Avokati Memet Seferi, kandidat i VLEN-it për komunën e Vrapçishtit

Maqedoni

Gazeta Express

11/09/2025 12:28

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët e Komunës së Vrapçishtit.

Kësisoj, me propozim të degëve të VLEN-it të kësaj komune, si dhe me miratim të lidershipit të VLEN-it, kandidat për kryetar të kësaj komune do të jetë avokati i njohur Memet Seferi.

“Profesionalizmi në shumë fushën e drejtësisë, përvoja në sektorin joqeveritar dhe angazhimi publik për të drejtat e njeriut janë letërnjoftimi i kandidatit Memet Seferi për komunën e Vrapçishtit”, ka thënë Ibrahimi.

Pas një qeverisjeje që ka lënë shumë për të dëshiruar, siç shton ai, “më në fund edhe për qytetarët e Komunës së Vrapçishtit po vijnë ditë të mira”.

“Urime dhe na priftë e mbara!”, e mbyll postimin në Fejsbuk, Ibrahimi.