“Përgjimet”, deputetët vizitojnë sot Agjencinë e Inteligjencës - Gazeta Express
string(59) "pergjimet-deputetet-vizitojne-sot-agjencine-e-inteligjences"

Maqedoni

Gazeta Express

11/09/2025 12:24

“Përgjimet”, deputetët vizitojnë sot Agjencinë e Inteligjencës

Maqedoni

Gazeta Express

11/09/2025 12:24

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Inteligjencës, sipas marrëveshjes nga seanca e djeshme, do të vizitojnë sot Agjencinë e Inteligjencës. Anëtarët e komisionit në fjale gjatë ditës së djeshme vizituan ASK-në për të kryer mbikëqyrje mbi akuzat për përgjime.

Deputetët anëtarë të komisionit për mbikëqyrje mbi punën e ASK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës, vizituan dje Agjencinë për Siguri Kombëtare. Grupi i përbërë kryesisht prej deputetëve të VMRO-së, dhe vetëm një nga LSDM, nga ASK do të kërkuan prezantimin e të gjithë dokumentacionit lidhur me informacionet e fundit për përgjime të mundshme gjatë periudhës 2019-2024.