Sistemi i Hyrjes/Daljes në BE do të fillojë zbatimin gradual nga 12 tetori. Kjo është një masë e marrë për të forcuar sigurinë në të gjitha pikat e hyrjes në BE. Do të jetë gradual, por gjithashtu do të lehtësojë procesin e hyrjes në BE, tha sot ambasadori i BE-së Michalis Rokas, transmeton Portalb.mk.
“Në praktikë, kjo do të thotë që shtetasit e vendeve të treta do të duhet të regjistrohen një herë me gjurmë gishtash dhe fotografi, por pasi kjo të jetë bërë një herë, hyrja automatike në aeroporte e kështu me radhë mund të përdoret për hyrjen tjetër”, tha Rokas.
Rokas theksoi gjithashtu se sistemi tjetër ETIAS nuk është i njëjtë dhe nuk duhet të krijojë konfuzion me Sistemin e Hyrjes/Daljes dhe se do të ketë informacion në kohë në lidhje me zbatimin e tij.
LEXO: Rregulla të reja nga 12 tetori për udhëtim në BE: Qytetarët në RMV do të informohen në kohë nga MPB
Masat e reja janë pjesë e Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES) dhe do të fillojnë zbatimin më 12 tetor të këtij viti.
Sipas informacionit të publikuar në ueb-faqen Bashkimit Evropian, sistemi do të futet gradualisht gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe pritet të jetë plotësisht funksional nga 10 prilli i vitit të ardhshëm. Ndërkohë, 29 vendet evropiane do të futin elementët e ndryshëm të sistemit në faza, duke përfshirë sistemet për mbledhjen e të dhënave biometrike, siç janë fotot e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve. Kjo do të thotë që në disa pika kufitare, mbledhja e të dhënave biometrike mund të mos fillojë menjëherë dhe pasagjerët që kalojnë atje nuk do të futen menjëherë në sistem. Vulosja në pasaporta do të vazhdojë.
tag_katrorimaqedoni_2
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...