Bayerni e poston një foto të Dua Lipës, ja çka shkruan për të - Gazeta Express
string(60) "bayerni-e-poston-nje-foto-te-dua-lipes-ja-cka-shkruan-per-te"

Futboll

Gazeta Express

11/09/2025 12:11

Bayerni e poston një foto të Dua Lipës, ja çka shkruan për të

Futboll

Gazeta Express

11/09/2025 12:11

Bayern Munichu e ka postuar një fotografi të Dua Lipës, e cila shihet e veshur me një fanellë të gjigantit bavarez.

Klubi më i madh gjerman ndërkohë kësaj fotografie ia përcolli një mesazh, shkruan “Gazeta Express”.

“E kuqja është definitivisht ngjyra e jote, Dua Lipa”, shkroi Bayerni në faqen zyrtare të tij në rrjetet sociale, ndërsa postimit ia përcolli edhe dy “emoji”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila është rritur në Angli, është tifoze e futbollit.

E Bayerni e kishte fatin që ajo ta vishte pikërisht fanellën e këtij klubi. /Gazeta Express