Hoxha pret në takim zyrtarin e FBI-së, diskutojnë për thellim bashkëpunimi - Gazeta Express
string(73) "hoxha-pret-ne-takim-zyrtarin-e-fbi-se-diskutojne-per-thellim-bashkepunimi"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 12:07

Hoxha pret në takim zyrtarin e FBI-së, diskutojnë për thellim bashkëpunimi

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 12:07

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha ka pritur sot në një takim njoftues atasheun e ri ligjor të FBI-së, Brendan Collins, i cili mbulon Kosovën.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ai vepron nga Sofja e Bullgarisë.

“Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së. Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të forcuar më tej këtë partneritet në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Theks i veçantë thuhet se u vu mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera me interes të përbashkët.

Ndërkaq në këtë vizitë, Collins thuhet se ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të FBI-së nga Sofja dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.