Duke u arsyetuar për vajzat që i çoi në shkollë private, Osmani i zbulon kushtet në ato publike: Pa rrymë, pa ujë, bllokim kanalizimesh e toaletesh - Gazeta Express
string(143) "duke-u-arsyetuar-per-vajzat-qe-i-coi-ne-shkolle-private-osmani-i-zbulon-kushtet-ne-ato-publike-pa-rryme-pa-uje-bllokim-kanalizimesh-e-toaletesh"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 12:11

Duke u arsyetuar për vajzat që i çoi në shkollë private, Osmani i zbulon kushtet në ato publike: Pa rrymë, pa ujë, bllokim kanalizimesh e toaletesh

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 12:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është hedhur në sulm kundër gazetarëve, pasi një media në Kosovë kishte shkuar për të realizuar një storie në një shkollë private ku do të shkollohen dy vajzat e saj. Në reagimin e saj plotë akuza kundër gazetarëve, Osmani ka treguar edhe arsyet e largimit të vajzave të saj nga shkolla publike ku i ka pasur.

Kushtet e këqija që lidhen me furnizimin me ujë, rrymë, ngrohjen, higjienën e çështje që lidhen me sigurinë, Osmani thotë se kanë qenë arsyet se pse i ka larguar nga shkolla e shtetit për t’i çuar në një shkollë private.

“Përgjatë këtyre pesë viteve, sikurse edhe nxënësit e tjerë në këtë shkollë, edhe vajzat e mia janë përballur me probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë (me rreth 4 mijë nxënës në shkollë, rreth 40 nxënës në një klasë), konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër”, kishte shkruar Osmani në reagimin e saj të 10 shtatorit 2025, raporton Express.

Kushtet e këqija në shkollën e shtetit ku vajzat e saj kanë qenë duke vijuar mësimet, Osmani i ka përmendur edhe në një konferencë të sotme të mbajtur për media. Ndonëse po e përmbyll vitin e pestë të saj në krye të shtetit, pozitë që e mori falë bashkëpunimit me Albin Kurtin, Osmani tek tash ka zgjedhur që të flasë për kushte të këqija nëpër shkollat publike të Kosovës.

Osmani ka thënë se s’mund të bëjë asgjë për të ndryshuar gjendjen, meqë kjo është kompetencë e Qeverisë së Kosovës.

Ndonëse gjendjen s’mund ta ndryshojë, Osmani si presidente e vendit ka ndryshuar shkollën për dy vajzat e saj, duke i çuar ato në institucion privat të arsimit. Prindërit e shumtë të cilët i kanë fëmijët e tyre nëpër shkolla e që s’kanë kushte financiare për t’i shkolluar në shkolla private, do t’iu duhet të vazhdojnë t’i çojnë fëmijët e tyre nëpër shkollat e shtetit me kushte të këqija e me problemet të cilat i përmendur e denoncuar vetë presidentja Vjosa Osmani./Express/