Rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin privat të vajzave, Osmani: S'është çmimi total - shtrenjtë, por kam mundësi, punoj qe 26 vjet - Gazeta Express
string(127) "rreth-15-mije-euro-ne-vit-per-shkollimin-privat-te-vajzave-osmani-seshte-cmimi-total-shtrenjte-por-kam-mundesi-punoj-qe-26-vjet"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 13:33

Rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin privat të vajzave, Osmani: S’është çmimi total – shtrenjtë, por kam mundësi, punoj qe 26 vjet

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 13:33

Presidentja e Kosovës nuk e mohoi se shpenzon rreth 15 mijë euro në vit që dy vajzat e saj ta ndjekin mësimin në një shkollë private.

Kjo ishte çështja që do ta trajtonte mediumi Paparaci, kameramani i të cilit, Jetmir Muji u arrestua të mërkurën ndërsa po i incizonte xhipat e zinj në afërsi të një shkolle ku ndjekin mësimin vajzat e Vjosa Osmanit.

Ajo, duke e arsyetuar sjelljen e mbrojtjes së afërt të saj në një bashkëbisedim me gazetarë sot në Presidencë, tha se 15 mijë euro nuk është totali sa ajo shpenzon për shkollimin e vajzave në një vit.

“Nuk është ai çmimi total. Natyrisht që është çmim i lartë, për fat të keq. Sikurse shumë gjëra të tjera, në Kosovë ka çmime të larta”, tha Osmani.

Presidentja tha se punon qe 26 vjet dhe se ka pasur mundësi financiare që të paguajë shkollim privat për vajzat e saj edhe para se të futej në politikë.

“Mirëpo ju e dini që unë punoj qe 25 vjet, qe 26 tashmë. Derisa jam bërë kryetare e Kuvendit dhe presidente, i kam mbajtur tri vende të punës. Kam ligjëruar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kam punuar një kohë të gjatë. Pra, në aspektin financiar, edhe shumë para se të hyja në politikë, kam pasur mundësi financiare që të paguajë shkollim privat për vajzat e mia. Në qoftë se unë nuk shpenzoj për shkollimin e vajzave të mia, për çka do të shpenzojë? Unë nuk bëj shpenzime të tjera, as të luksit, as të daljes, asgjë nuk bëj. Gjithçka që fitoj, ua dedikoj vajzave të mia”.

Osmani tha se “është çmim i lartë”, por “nuk është aq i lartë sa ku i dërgojnë disa gazetarë”.