Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e sotme për gazetar të mbajtur në Presidencë, ka folur edhe për aludimet që janë bërë se babai i saj, Raif Osmani, ka qenë polic në kohën e Jugosllavisë.
Osmani ka thënë se babi i saj s’ka qenë asnjëherë “milic”, dhe sipas saj ai ka qenë bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës.
“Çohen e quajnë babin tim, që ka qenë I burgosur politik e i torturuar në burgjet e Jugosllavisë, e quajn milic. Ai asnjëherë s’ka qenë milic, por ka qenë bashkëpuntor I presidentit Rugova”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se është rritur duke e parë babain e saj teksa e arrestojnë policia në kohën e Jugosllavisë dhe thotë se dihet që “jugosllovenët” nuk i kanë torturuar bashkëpunëtorët e tyre”.
“Unë jam rritë duke e arrestuar policia vazhdimisht babin tim, duke mos e ditë për orë të tëra se ku është . Jugosllevënët nuk I kanë torturuar bashkëpunëtorët e tyre ju e dini”, ka thënë ajo./Express/
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...