Ngrihet aktakuzë ndaj H.S. - Spiunonte te BIA serbe nga vitit 2009, u pagua deri në 700 euro në muaj - Gazeta Express
string(96) "ngrihet-aktakuze-ndaj-h-s-spiunonte-te-bia-serbe-nga-vitit-2009-u-pagua-deri-ne-700-euro-ne-muaj"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 10:16

Ngrihet aktakuzë ndaj H.S. – Spiunonte te BIA serbe nga vitit 2009, u pagua deri në 700 euro në muaj

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 10:16

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj H.S. për spiunazh.

Sipas Prokurorisë Speciale, ai akuzohet se nga viti 2009 ka bashkëpunuar me BIA-n serbe.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në “ISIS”, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata. Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell informata tjera të rëndësishme.” – thuhet në njoftim.

https://www.gazetaexpress.com/en/publikohen-pergjimet-hysri-selimi-dyshohet-se-ishte-ne-sherbim-te-bia-s-serbe-per-radikalizem-fetar-ne-kosove/

Më tej thuhet se ai paguhej nga 700 euro nga BIA.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 11 Shtator 2025 – Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj H.S., për veprën penale “Spiunazh”.

I  pandehuri H.S., akuzohet se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë e njohur si BIA.

Sipas aktakuzës, H.S., më  22.11.2015 kishte udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste “ISIS”.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në “ISIS”, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata. Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell informata tjera të rëndësishme.

Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin H.S deri në 700 euro në muaj.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.