Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoj se në aksident është përfshirë një automjet.
Ahmeti, bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime.
“Rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, ka thënë Ahmeti.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...