Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se fati dhe ekzistenca e popullit shqiptar janë të lidhura ngushtë me SHBA-në.
Ai kujtoi 24 marsin e vitit 1999, kur Amerika i priu NATO-s në ndërhyrjen në Kosovë, duke nisur fushatën ajrore kundër caqeve serbe, çka sipas tij krijoi një lidhje të fuqishme gjaku mes shqiptarëve dhe Amerikës.
Haradinaj shtoi se më 11 shtator 2001, shqiptarët u tronditën nga sulmet terroriste në SHBA, ku humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm, përfshirë edhe shqiptarë.
Ai theksoi se ky përkujtim mbetet i paharruar dhe se Kosova gjithmonë qëndron pranë familjeve të viktimave dhe Amerikës.
“Fati i i popullit tonë dhe jeta jonë, ekzistenca jonë është e lidhur me Amerikën. Më 24 marsin e vitit 99’ kur Amerika i priu NATO-s ndërhyri në luftën e Kosovës, duke filluar fushatën ajrore, bombardimin e caqeve serbe. Kjo ndjenjë e këtillë e një lidhje të jetës të gjakut të popullit tonë, shqiptarëve me Amerikën është e fuqishme. Jemi tronditur më 11 shtator me sulmin terrorist në Amerikë me humbjen e shumë jetëve të pafajshme, ndër ta edhe shqiptarë dhe qeveria e Kosovës në të kaluarën ka ngritur një memorial i cili është modest në kujtim të viktimave të 11 shtatorit…I pa harruar përkujtimi dhe qëndrojmë me familjet dhe Amerikën”, tha Haradinaj, raporton kp.
Bashkë me Haradinajn, për homazhe ishin edhe anëtarë të tjerë të partisë.
Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...