Petkoviq thotë se sot do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel - Gazeta Express
string(79) "petkoviq-thote-se-sot-do-te-mbahet-raundi-i-ri-i-dialogut-me-kosoven-ne-bruksel"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 6:57

Petkoviq thotë se sot do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 6:57

Delegacioni i Beogradit, i kryesuar nga kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka zbritur të mërkurën në Bruksel, sipas mediave serbe për takimin e sotem.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, të enjten më 11 shtator, në mëngjes, ata do të marrin pjesë në një rund të ri të dialogut me Kosovën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Klankosova.tv ka pyetur zyrën e kryenegociatorit Besnik Bislimi për një takim të tillë, por ende nuk ka ndonjë përgjigje.

Ky rund i ri vjen vetëm dy ditë para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Takimi i fundit i dialogut u mbajt më 10 qershor.