Një talent i Man United refuzoi një kontratë profesionale trevjeçare pas një bisede me legjendën e Arsenalit, Patrick Vieira.
Për shumicën e të rinjve, oferta për një kontratë profesionale te Manchester United është e vështirë për t’u refuzuar. Por Deji Sotona mori vendimin e guximshëm të largohej nga klubi për të kërkuar minuta në skuadrën e parë.
Sulmuesi i krahut 22-vjeçar ishte një nga talentet më të ndritshme të akademisë së United dhe në vitin 2019, sipas The Daily Mail, ishte lojtari më i shpejtë i klubit, duke lënë pas yjet e skuadrës së parë si Marcus Rashford, Daniel James dhe mbajtësin e mëparshëm të rekordit, Diogo Dalot.
Sotona shkëlqeu në nivelet e të rinjve për akademinë e United dhe për përfaqësuesen e Republikës së Irlandës. Por kur iu ofrua një kontratë profesionale trevjeçare, ai e refuzoi atë dhe vendosi të bashkohej me Patrick Vieira në Nice.
“Isha 17 vjeç, pothuajse 18,” shpjegoi ai. “Patrick Vieira më telefonoi duke më thënë se do të luaj në ekipin e parë dhe se kishte plane për mua në klub. Ai do të më zhvillojë si një tip tjetër lojtari. Më telefonoi disa herë, jo vetëm një herë. Ai është një legjendë. Isha i detyruar të merrja një vendim. E dashuroja kohën time te United, por refuzimi i asaj kontrate nuk ishte i lehtë. Ai më tha se do të luaja në ekipin e parë që në moshën 17-vjeçare, ishte një ëndërr, dhe besoj se shumë njerëz do ta merrnin këtë mundësi. United po thoshin që do të stërvitesha me ekipin e parë, ndërsa Nice po thoshin se do të luaja çdo ditë në ekipin e parë, e garantuar.”
Megjithatë, aventura e tij në Francë rezultoi shumë më e vështirë se sa priste. Nice kaloi një periudhë të vështirë, duke pësuar pesë humbje radhazi në fund të vitit 2020, që i eliminuan nga Europa League dhe i lanë në pjesën e poshtme të Ligue 1.
“Kur mbërrita atje, dita e parë, prekja ime e parë e topit, dikush më shtangu. Ishte e vështirë. Nice po kalonte vështirësi, po humbnin shumë ndeshje, e dini si janë tifozët atje, në një ndeshje në shtëpi sulmuan autobusin e skuadrës. Të nesërmen, Patrick Vieira nuk ishte më,” shtoi ai.
Sotona u ul në bankën rezervë nga zëvendësi i Vieiras, Adrian Ursea. Ai u kthye në Angli në janar 2022 për një huazim me Brentford B, para një aventure tjetër të pasuksesshme me ekipin skocez Kilmarnock. Sotona iu bashkua akademisë së Burnley në janar 2023, por u lirua atë verë.
Ai ka pasur përvoja të shkurtra me klube jashtë ligës si Boston United dhe Eastleigh, por karriera e tij nuk ka marrë drejtimin e duhur. Gjatë gushtit të kaluar pësoi një lëndim të ACL-së që e eliminoi për tërë sezonin. Sot, ai është përsëri në një kryqëzim në karrierën e tij si lojtar i lirë. /GazetaExpress/
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...