Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me veteranin dhe invalidin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Drenica nga Shala.
Ahmeti tha se pati nderin të bisedojë me Drenicën, i cili ishte një nga luftëtarët e hershëm në regjionin e Shalës dhe që u plagos gjatë luftës.
Sipas tij, fjalët dhe vlerësimi i Drenicës për punën e ekipit të tij janë motiv i madh për të vazhduar me angazhim.
“Me vullnet dhe besim të plotë, Nazmiu shprehu mbështetjen për vizionin tonë, me punë për Lipjanin”, deklaroi Ahmeti.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...