Burim Ramadani i kërkon Inspektoratit të nis hetime dhe t'i suspendojë policët që e ndaluan kameramanin e Paparacit - Gazeta Express
string(69) "ramadani-lirojeni-kamermanin-suspendoni-policet-nuk-jemi-ne-diktature"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 18:22

Burim Ramadani i kërkon Inspektoratit të nis hetime dhe t’i suspendojë policët që e ndaluan kameramanin e Paparacit

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 18:22

Analisti Burim Ramadani, ka bërë thirrje që të suspendohen policët për rastin e arrestimit të kameramanit Jetmir Muji.

Ramadani deklaron se “është dhunë të ndalohet kamermani/gazetari vetëm pse po filmon në hapësirë publike; Është dhunë t’i plaçkitet kamera, sepse nuk është konfiskim – është plaçkitje;  Është dhunë madje vetëm t’i kërkohet fshirja e video-materialit, lëre më kjo t’i bëhet eventualisht nën presion”.

Ndërsa, i drejtohet policëve; “as për së afërmi kjo që keni bërë nuk është në përputhje me ligjin”.

“Ligji për Policinë është në standard të lartë demokratik, respekton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, prandaj mos veproni nën presion”, shton Ramadani.

Postimi i plotë: