Më herët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi për arrestimin e kameramanit i mediumit Paparaci, Jetmir Muji, i cili ka qenë duke xhiruar në shkollën ku shkojnë vajzat e presidentes Osmani.
Rreth kësaj ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj.
Ky i fundit ka vlerësuar se modeli i një qeverisjeje të Vjosa Osmanit do të ishte edhe më i keq se ai i Kurtit, shkruan Gazeta Express
‘‘Kushdo qe mendon qe nuk ka pushtet me te keq sesa ky i Kurtit, vec le ta mendon Vjosen. Demek, modeli ma i keq i nje qeverisje te Kurtit do te ishte vetem ai i Vjosa Osmanit.
Pra, ka ku shkon me poshte.
E kane arrestu nje kameraman vec pse ka fotografi ne publik makinat e Vjosa Osmanit’’, ka shkruar ai.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...