Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji - Gazeta Express
string(115) "po-xhironte-ne-shkollen-private-ku-shkojne-vajzat-e-presidentes-agk-thote-se-eshte-arrestuar-kameramani-jetmir-muji"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 17:09

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 17:09

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se është arrestuar kameramani i mediumit Paparaci, Jetmir Muji. Ai ishte duke xhiruar në shkollën ku shkojnë vajzat e presidentes Osmani.

AGK ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar nga portali Paparaci, se kameramani Jetmir Muji është arrestuar dhe aktualisht gjendet në stacionin policor Qendër në Prishtinë. AGK-ja është e alarmuar dhe thellësisht e shqetësuar me këtë arrestim dhe ndalim arbitrar dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës, që ta lirojë menjëherë Mujin.”

“Ai ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Osmani, kur është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshijë materialet. AGK-ja e konsideron arrestimin të paligjshëm, arbitrar dhe abuzim nga ana e Policisë së Kosovës. Ky është një sulm i papranueshëm kundër lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për informim.”