Legjenda e Arsenalit duhej të vendoste për trajnerin më të madh në histori.
Thierry Henry nuk kishte asnjë dilemë kur iu desh të zgjidhte mes Sir Alex Ferguson dhe Pep Guardiolës.
Ish-sulmuesi legjendar i Arsenalit dhe Francës konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Premier League.
Ai fitoi katër herë Këpucën e Artë dhe dy tituj kampioni në Angli, para se të kalonte te Barcelona, ku luajti një rol vendimtar në sezonin historik 2008-09, kur katalanasit fituan tripletën.
Henry iu bashkua Barcelonës në vitin 2007, fillimisht nën drejtimin e Frank Rijkaard, ndërsa në 2008 Pep Guardiola u emërua trajner. Në atë sezon, Henry shënoi 26 gola dhe dha 10 asistime, duke ndihmuar Barcelonën të shkruajë historinë.
Megjithatë, edhe pse ka luajtur nën urdhrat e Guardiolës, Henry beson se Alex Ferguson ishte trajner më i madh, duke përmendur suksesin e jashtëzakonshëm që Ferguson arriti me Aberdeen si arsyen kryesore të zgjedhjes së tij.
Gjatë një debati në Sky Sports mbi trajnerin më të madh të të gjitha kohërave, Henry dhe Jamie Carragher ndanë mendimet e tyre.
Carragher tha: “Do të zgjedh Sir Alex Ferguson para Pep-it, sepse…”
Henry ndërhyri menjëherë: “…sepse e bëri me Aberdeen.”
Carragher u përgjigj: “Po. Pep ndoshta nuk do ta bëjë kurrë këtë apo të marrë një ekip të atij niveli. Prandaj unë zgjedh Sir Alex Ferguson.”
Henry përfundoi prerë: “Pra, Sir Alex është fituesi.”
Pse Thierry Henry zgjodhi Sir Alex Ferguson?
Para se të bëhej legjendë te Manchester United, Ferguson kishte pasur një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme në Skoci me St Mirren dhe Aberdeen. Ai mori drejtimin e St Mirren në vitin 1974, duke i ngritur nga fundi i Divizionit të Dytë deri te kampionët e Divizionit të Parë në 1977.
Edhe pse u shkarkua, arritjet e tij i siguruan një kalim te Aberdeen në elitën e futbollit skocez. Në vitin 1980, Ferguson udhëhoqi Aberdeenin drejt titullit kampion të Skocisë, duke u bërë ekipi i parë jashtë Celtic dhe Rangers që fitonte ligën pas 15 vitesh.
Në vitin 1982, ai fitoi Kupën e Skocisë pasi mposhti Rangers 4-1. Ky sukses i dha Aberdeeni-t një vend në Kupën e Fituesve të Kupave, ku ata eliminuan Bayern Munich përpara se të triumfonin në finale kundër Real Madridit me rezultat 2-1. Ky mbetet rasti i fundit kur Real Madridi ka humbur një finale europiane.
Ferguson qëndroi në stolin e Aberdeeni-t deri në nëntor 1986, kur mori ofertën për të drejtuar Manchester United.
Pas një fillimi të vështirë në Angli, ai do të shkruante historinë, duke fituar 13 tituj të Premier League dhe dy Liga të Kampionëve, duke e vulosur përjetësisht emrin e tij si një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit. /GazetaExpress/
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...