Presidenti i Izraelit Isaac Herzog do të takohet me Kryeministrin Britanik Keir Starmer në Londër, si pjesë e një vizite shumë të diskutueshme që ka nxitur shqetësim tek disa politikanë.
Në një letër drejtuar Starmer të mërkurën, më shumë se 60 ligjvënës të Mbretërisë së Bashkuar shprehën “shqetësime të mëdha” në lidhje me vizitën e Herzog, duke përmendur pretendimet e tij se “nuk ka civilë të pafajshëm në Gaza”.
Ndryshe nga Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i tij i mbrojtjes Yoav Gallant, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJPN) nuk ka lëshuar një urdhër arresti për Herzog, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Por në letrën e tyre, ligjvënësit thanë se kishin frikë se mirëpritja e presidentit në Londër “rrezikon të sugjerojë që Mbretëria e Bashkuar është indiferente ndaj përgjegjësive të saj ligjore ndërkombëtare” sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948, duke përfshirë “parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit dhe nxitjes kudo që ndodh”.
Izraeli po përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), në një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut. Në provat e saj kundër Izraelit, Afrika e Jugut renditi disa deklarata dhe veprime nga Herzog, të cilat pretendonte se tregonin qëllim gjenocidal. Izraeli i mohon akuzat.
Janina Dill, bashkëdrejtoreshë në Institutin për Etikë, Ligj dhe Konflikt të Armatosur të Universitetit të Oksfordit, i tha CNN se vizita e Herzog nuk shkel domosdoshmërisht detyrën për të parandaluar gjenocidin, sepse “në parim mund të përdoret për të ushtruar ndikimin britanik për ta bërë Izraelin të ndryshojë kursin”.
Por Dill theksoi se nëse qeveria britanike nuk e përdor vizitën e Herzog për të tentuar “të ndikojë qeverinë izraelite që të ndryshojë kursin, ajo nuk po e përmbush detyrën e saj për të parandaluar gjenocidin”.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...