Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar për një deponi mbeturinash e hekuri që është krijuar në Grackën e Vjetër.
Ai ka premtuar se veprimi i tij i parë si kryetar i kësaj komune do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë.
‘‘Nga deponi turpi: në park kujtese dhe krenarie!
Në Grackën e Vjetër, aty ku më 1912 artileria serbe rrafshoi fshatin, sot është ngritur një deponi e mbeturinave e hekuri.
Kjo është fyerje për historinë dhe kujtesën tonë kolektive.
Veprimi im i parë si Kryetar i Lipjanit do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë.
Njëkohësisht, unë zotohëm publikisht: në Lipjan nuk do të ketë asnjë deponi ilegale të mbeturinave!’’, ka shkruar ai.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...