Picula për Vuçiqin: Qytetarëve u ofron vetëm dhunë, jo rrugë drejt Evropës - Gazeta Express
string(72) "picula-per-vuciqin-qytetareve-u-ofron-vetem-dhune-jo-rruge-drejt-evropes"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 13:00

Picula për Vuçiqin: Qytetarëve u ofron vetëm dhunë, jo rrugë drejt Evropës

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 13:00

Në një debat të mbajtur dje në Parlamentin Evropian, raportuesi për Serbinë, Tonino Picula, deklaroi se Bashkimi Evropian nuk mund të ofrojë stimuj për Serbinë ndërkohë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “u ofron qytetarëve të tij vetëm dhunë”.

Picula theksoi se Serbia nuk po bën përparim të mjaftueshëm në reforma, se nuk po përafron politikën e saj me sanksionet evropiane ndaj Rusisë dhe se ka një përshkallëzim të dhunës ndaj protestuesve, sulme ndaj gazetarëve dhe përpjekje për kontroll total të mediave.

Ai e quajti paradoksale faktin që BE-ja vendos sanksione ndaj regjimit rus, por hesht kur një vend kandidat për anëtarësim refuzon hapur të harmonizohet me këto sanksione.

Kurse deputeti i Të Gjelbërve Evropianë, Vladimir Prebilic, deklaroi se BE-ja nuk mund të pranojë një vend në të cilin huliganët sulmojnë protestuesit paqësorë dhe ku presidenti e quan përfaqësuesit e Parlamentit Evropian “plehra”.

“Serbia demokratike nuk është e nevojshme vetëm për qytetarët e saj, por edhe për Evropën, që të kemi një rajon stabil”, përfundoi Prebilic.