Shfaqja e filmit dokumentar “Rexhep- Çka e vrau arkitektin” - Gazeta Express
string(56) "shfaqja-e-filmit-dokumentar-rexhep-cka-e-vrau-arkitektin"

Arte

Gazeta Express

10/09/2025 16:11

Shfaqja e filmit dokumentar “Rexhep- Çka e vrau arkitektin”

Arte

Gazeta Express

10/09/2025 16:11

Më 11 shtator nga ora 19:00, në Kosovo 2.0, shfaqet filmi dokumentar “Rexhep – Çka e vrau arkitektin”, në ditën që shënon 25 vjet nga vrasja e urbanistit dhe arkitektit, Rexhep Luci.

Sinopsis:

“Rexhep. Çka e vrau arkitektin” është dokumentar i metrazhit të gjatë për Rexhep Lucin, arkitektin dhe urbanistin e ndjerë nga Prishtina. Menjëherë pas luftës së vitit 1999, Rexhepi u bë drejtor i urbanizmit në Komunën e Prishtinës dhe ishte i vendosur të parandalonte ndërtimet ilegale që kishin filluar nëpër qytet. Në mbrëmjen e 11 shtatorit të vitit 2000, ai u vra në hyrje të banesës ku banonte.

Dokumentari përshkon rrugëtimin e tij personal dhe profesional me qytetin. Ai lidhet afërsisht me historinë e Kosovës – prej kohës së ish-Jugosllavisë kur Rexhepi udhëhoqi përfundimin e planit vizionar Plani Gjeneral Urban për Prishtinën, deri pas lufte, tek plani i tij Vizioni për Prishtinën. Përmes intervistave me familjarë dhe kolegë të afërt, dokumentari shtjellon çka e ndalë një arkitekt.

Pas shfaqjes, do të mbahet një sesion pyetje-përgjigje dhe diskutim me regjisorin, Mathieu Jouffre.

Filmi është realizuar me mbështetje të: Qendra Kinematografike e Kosovës QKK, Komuna e Prishtinës, dhe “Culture for Change”.