Në datat 13-17 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, do të zhvillohet Panairi i Librit, një festë që e presin të gjithë.
Midis shumë ngjarjeve letrare të këtij Panairi, është edhe përzgjedhja e veprave më të mira për vitin 2025, për çmimet e Panairit. Botuesit kanë filluar të dërgojnë librat që mendojnë se meritojnë të hyjnë në këtë garë. Por ka ende kohë deri në afatin e dorëzimit.
Ndërkaq është krijuar dhe ka filluar nga puna JURIA e çmimeve për këtë edicion, që përbëhet nga profesionistë të njohur në fushën e letrave:
Beti Njuma – gazetare, përkthyese
Elsa Skënderi Rakipllari – studiuese, pedagoge e letërsisë UT, kryetare e jurisë
Maniela Sota – përkthyese
Teuta Dhima – bibliotekare, publiciste
Zija Vukaj – përkthyes, studiues i letërsisë
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...