Ambasadori i SHBA'së në NATO thotë se qëndron pranë aleatëve pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë - Gazeta Express
string(91) "shba-thote-se-qendron-prane-aleateve-te-nato-s-pas-shkeljes-se-hapesires-ajrore-te-polonise"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 14:46

Ambasadori i SHBA’së në NATO thotë se qëndron pranë aleatëve pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 14:46

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, tha të mërkurën se Uashingtoni qëndron pranë aleatëve të tij, pasi dronë rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës dhe u neutralizuan nga mbrojtja ajrore e NATO-s.

“Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore dhe do ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, shkroi në X i dërguari amerikan në aleancë, Matthew Whitaker.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se 19 dronë rusë u futën në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës gjatë sulmeve mbi Ukrainën perëndimore./REL/