Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ia ka caktuar një muaj paraburgim G.B. të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet G.B., shtetas i Republikës së Shqipërisë, më datë 08.09.2025 rreth orës 17:55, në fshatin Ponoshec, Komuna e Gjakovës, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka transportuar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që patrulla e policisë kufitare nga SPMK-Ponoshec, gjatë patrullimit kanë ndalur veturën me targa …., të cilin po e drejtonte i pandehuri i cili kishte ardhur nga Republika e Shqipërisë dhe pas ndaljes se automjetit gjatë komunikimit me shoferin është ndier një aromë e dyshuar për narkotik, fillimisht është pyetur i pandehuri se a ka diçka ilegale në veturë, i njëjti është përgjigjur se jo, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit nën asistimin edhe të zyrtarëve policor të Njësisë K9 brenda në automjet janë gjetur dy qese narkotiku e dyshuar të llojit marihuanë të fshehura në bagazhin e automjetit në peshë prej 1kg e 048 gram dhe një qese e vogël e fshehur nën plastikën e fshesave të automjetit në peshë prej 1.77 gram, sasia e narkotikut, automjeti, 246 Euro dhe 5,000 lekë shqiptare janë sekuestruar nga zyrtarët policor”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehuri në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehuri në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe rreziku i ikjes. I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 8 shtator 2025 dhe do të zgjasë deri më 7 tetor 2025. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.”
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...