ASH e Arben Taravarit reagon se deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, në Kajmakçallan, nuk janë thjesht kujtesë historike, por një mesazh politik me ngarkesë të qartë aktuale: krijimi i “unitetit të popullit serb” kudo që jeton. Kjo retorikë është e rrezikshme për rajonin dhe për Maqedoninë e Veriut në veçanti, sepse e vendos vendin tonë në orbitën e projektit famëkeq të “Botës Serbe”.
“Fatkeqësisht, qeveria aktuale e VMRO-DPMNE-së bashkë me vazalët e saj të VLEN-it, me heshtjen dhe nënshtrimin e tyre politik, e kanë futur Maqedoninë e Veriut me të dyja këmbët në këtë “Botë Serbe”. Duke mos reaguar dhe duke pranuar imponimin e narrativave nacionaliste nga Beogradi, ata po e bëjnë vendin tonë pjesë të një projekti që mohon identitetin dhe sovranitetin e qytetarëve tanë.
Aleanca për Shqiptarët thekson se Maqedonia e Veriut nuk është dhe nuk mund të bëhet kurrë “portë e lirisë” për ushtritë dhe planet hegjemoniste të Serbisë. Qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ata që besojnë në një shtet evropian, duhet të kuptojnë se rruga jonë është drejt Perëndimit dhe Bashkimit Evropian, jo kthim pas në skenarë të rrezikshëm të shekullit të kaluar.
Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që të reagojë qartë dhe pa ekuivoke ndaj këtyre deklaratave provokuese, në vend që të heshtë nga frika e prishjes së raporteve me Beogradin. Sovraniteti i Maqedonisë së Veriut dhe qetësia ndër-etnike nuk mund të jenë monedhë shkëmbimi në pazaret politike të VMRO-së dhe vasalëve të saj.
Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të zhbërë orientimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut dhe për ta shndërruar vendin në pjesë të “Botës Serbe”, reagon Aleanca për Shqiptarët.
tag_katrorimaqedoni_2
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...