Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-President i Shqipërisë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë, duke kërkuar lirinë e tij.
Kujtojmë se më herët, Gjykata e Apelit kishte refuzuar kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë. Kjo lëvizje e re nga Meta vjen pas refuzimit të apelimit dhe duket se ka për qëllim të kërkojë mundësinë për të qenë në liri, duke sfiduar vendimet e deritanishme të institucioneve gjyqësore.
Sipas burimeve, seanca në Gjykatën e Lartë pritet të mbajë një rëndësi të madhe në zhvillimin e kësaj çështjeje, e cila ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, për shkak të pozitat dhe statusit të Ilir Metës në politikën shqiptare.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...