Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 11:00 në rrugën e Paskuqanit, ku një konflikt mes tre vëllezërve ka përfunduar në përdorimin e armës së ftohtë. Shtetasi Elis Miftari, 29 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij, Zenel Miftari, 27 vjeç dhe dhe Alfons Miftari, 20 vjeç, pas një sherri të çastit për motive të dobëta.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, autori i dyshuar është identifikuar, kapur dhe shoqëruar menjëherë në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Mjeti prerës (thika) e përdorur në ngjarje është sekuestruar nga policia si provë materiale. Dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore ndaj autorit të dyshuar.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...