Çfarë muzike dëgjon Vedat Muriqi para lojëve? Super intervistë me Piratin e Kosovës! - Gazeta Express
string(82) "cfare-muzike-degjon-vedat-muriqi-para-lojeve-super-interviste-me-piratin-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 13:30

Çfarë muzike dëgjon Vedat Muriqi para lojëve? Super intervistë me Piratin e Kosovës!

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 13:30

A preferon Vedati për drake Elbasan tavën apo gjellën spanjolle paella? Cili është rituali sekret i Vedatit para se t’ja fillon loja? Cilën këngë inspiruese shqip e dëgjon Muriqi para lojërave? A i don Vedati më shumë rivierën e Shqipërisë apo bregdetin spanjoll? Cila është porosia kryesore e gruas së tij? Këto dhe shumë pyetje tjera koxha zbavitëse i gjeni në intervistën e Vedatit me podkastin Suzanne.

Portali Suzanne para ca muajve ka bërë një intervistë interesante me një nga futbollerët më të njohur kosovarë Vedat Muriqi, lojtar i Real Mallorca, dhe golashënues i rëndësishëm i Kombëtares sonë i cili shënoi super gol kundër Suedisë.

  1. Pra Vedat, pyetja e parë është më e rëndësishmja: paella spanjolle apo tava e Elbasanit?

Oh, kjo është e lehtë. Tavë Elbasani deri n’vdekje!!!

– Je lojtar i madh skuadre, por nëse do të ishe në një bend muzikor, çfarë instrumenti do të luaje dhe si do të quhej bendi yt?

Mendoj se tupanat dhe bendi ishe quajt si nofka ime: Los Piratas 😂

– Nëse do të ishe superhero, cila do të ishte fuqia jote e veçantë në futboll?

Kisha pas qef me pas super forcë fizike.

– A ke ndonjë ritual para ndeshjes që nuk ia ke treguar askujt?

Në fakt jo, por muj me thanë që pi shumë ujë. Nëse nuk pi shumë ujë, ndjej që diçka do të shkojë keq gjatë lojës.

– Riviera Shqiptare apo një plazh në Spanjë?

Plazh në Spanjë (më falni për këtë, por duhet të jem i sinqertë) ❤️

– Muzika spanjolle dhe ajo shqiptare të dyja kanë energji dhe gjallëri. A ke ndonjë këngë të preferuar nga secili vend që e dëgjon para lojës?

Në shqip mund të them se dëgjoj këngën e Yll Limanit me Dafina Zeqirin “Jom ka du met pas”, ndërsa në spanjisht kam shumë reggaeton spanjoll që e dëgjoj para ndeshjes.

– Si në Spanjë, ashtu edhe në Kosovë, familja është shumë e rëndësishme. Cili është këshilla ma e mirë që të ka dhënë familja para se të vije të luaje në Spanjë?

Jam me fat që gjithmonë më mbështesin. Sidomos gruaja ime. Ajo është e para që vuan për shkak të punës sime! Por gjithmonë më ka thënë: “Nëse ndjen dhe beson se një vendim do të jetë i mirë për ty, thjesht vazhdo dhe bëj atë që do! Ndiq instinktin tënd!” E vlerësoj shumë atë lloj mbështetjeje nga ajo. ❤️❤️❤️

– Flet shumë gjuhë. Cila është fjala jote e preferuar e inatit kur luan futboll në shqip, spanjisht, turqisht dhe anglisht?

Oh. Mund të jem kaq i vrazhdë? :)))
Në shqip është: “T’i qfsha rbt”, në spanjisht: “Me cgo en la pta”, në turqisht: “Amna koim”. Në anglisht? Besoj është: “What a shame”. 😂

– Cili nga lojtarët e skuadrës tënde n’Spanje nuk do të mund të mësonte kurrë vallen shqiptare?

Uff, shumë prej tyre nuk do të mund t’i bënin hapat tanë. Nëse filloj t’i përmend me emra, do të më duhet të shkruaj gjysmën e ekipit.

  1. A ma mirë këtu apo atje?

Është vendlindja gjithmonë! ❤️ Por e harrove pyetjen tjetër që zakonisht vjen: “Kur ke ardhë? Dhe kur po shkon?” 😂

Pyetje bonus (duhej ta bënim): Praaa, Ronaldo apo Messi?

Oh, kjo është shumë provokuese – unë jam fans i Messit!