Shqipëria do ta luajë një miqësore më 14 tetor, zbulohet emri i kundërshtarit - Gazeta Express
string(76) "shqiperia-do-ta-luaje-nje-miqesore-me-14-tetor-zbulohet-emri-i-kundershtarit"

Futboll

Gazeta Express

10/09/2025 12:44

Shqipëria do ta luajë një miqësore më 14 tetor, zbulohet emri i kundërshtarit

Futboll

Gazeta Express

10/09/2025 12:44

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që takimi të luhet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në ora 19:00, njofton FSHF-ja.

Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese.

Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola.

Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026.

Po në këtë muaj, kuqezinjtë do të zbresin në fushë edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë në Beograd.