Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi dje mbërritjen për herë të parë të një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano, duke theksuar “një fazë të re të modernizimit ushtarak të Shqipërisë”.
Po një ditë më parë, Kryeministri Rama njoftoi se ishte takuar me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake.
Ankorimi i Anijes “USS Mount Whitney” e Flotës Ushtarake Amerikane, është një tjetër tregues i faktit se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes mbeten partnerë strategjikë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Për të festuar këtë marrëdhënie, mësohet se pasditen e sotme do të zhvillohet një ceremoni e posaçme, pikërisht në bordin e anijes ushtarake amerikane të ankoruar në ujërat shqiptare.
Në ceremoninë që do të mbahet në Durrës, mësohet se do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Shtetit Shqiptar, mes të cilëve Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Ngjitja e Kryetares së Kuvendit dhe zyrtarëve të tjerë në bordin e anijes përkrah trupës së marinës amerikane do të rikonfirmojë edhe njëherë aleancën historike të Shqipërisë dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës, një aleancë e lidhur rreth vlerave të demokracisë, stabilitetit e sigurisë rajonale.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...