Një person është arrestuar në Kukës nën hetim për veprën penale ndërtim i paligjshëm.
Arrestimi i R.GJ u bë me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.
Prokuroria e Kukësit njoftoi se “në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal të nisur më 8 shtator pas referimeve të policisë së shtetit, në vendin e quajtur lagjja “Gjomakaj”, (fshati Llugjaj), Njësia Administrative Llugaj, Bashkia Tropojë u konstatuan 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër të cilat ndodheshin brenda rrethimit të banesës së shtetasit R.Gj”.
“Këto objekte janë me përmasa 10x6m të ngritura mbi kolona betoni dhe të rrethuara me mur tulle me ngjyrë të kuqe dhe solete sipër”, njoftoi prokuroria.
Sipas prokurorisë “objektet e ndërtuara dhe pishina ndodhen brenda rrethimit të banesës së shtetasit R.Gj. dhe rreth e përqark objekteve ka materiale ndërtimi si zhavorr, tulla etj”.
Veprimet hetimore mbi këtë çështje vijojnë.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...