Është bërë publik dje në Bracciano testamenti i Pippo Baudos, i ndarë nga jeta më 16 gusht në Romë.
Në hapjen e dokumentit ishin të pranishëm dy fëmijët e tij, Tiziana dhe Alessandro, si dhe sekretarja e tij historike, Dina Minna. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Il Messaggero.
Sekretarja, 54 vjeçe, që e ka shoqëruar Baudo-n që nga vitet ’80, ka përfituar një trashëgimi pothuajse të barabartë me dy fëmijët e prezantuesit. Një vlerësim për rolin qendror që ajo pati në jetën e tij. Nga asistente e thjeshtë, ajo u bë pjesë e familjes duke u kujdesur për të deri në ditët e fundit dhe duke ndjekur nga afër edhe ceremonitë mortore.
Pasuria e plotë e Baudos vlerësohet rreth 10 milionë euro. Përveç të ardhurave nga televizioni, ku përfshihen edhe 13 festivalet e Sanremos të drejtuara prej tij, testamentin e pasurojnë të drejtat e imazhit, kontrata publicitare, aktivitete sipërmarrëse në Sicili dhe një numër pronash të paluajtshme në Romë, Fiano Romano, Noto dhe Sirakuzë, me një vlerë rreth 5 milionë euro.
Nuk përjashtohet që prezantuesi i njohur të ketë parashikuar edhe donacione të tjera ose të ketë lënë një pjesë të pasurisë për nisma bamirësie, në përputhje me gjenerozitetin dhe diskrecionin që e karakterizuan gjithmonë.
Pippo Baudo ishte një prej figurave më të mëdha të televizionit italian.
Ai la pas një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, duke qenë prezantuesi me më shumë edicione të Festivalit të Sanremos dhe duke zbuluar shumë talente të rinj.
Ai ka qenë një figurë kyçe në televizionin italian për më shumë se 60 vjet, duke u bërë një simbol i përjetshëm i kulturës dhe argëtimit italian.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...