Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian, ku edhe ka reaguar ndaj protestave që po zhvillohen tash e sa kohë në Serbi dhe për qasjen e regjimit të Aleksander Vuçiqit ndaj tyre. Kos ka kritikuar edhe presidentin serb, Aleksander Vucic, për pjesëmarrjen në paradat ustharake në Moskë e Pekin dhe kritikat e tij ndaj BE-së, duke thënë se një gjë të tillë s’e pret Brukseli nga një vend kandidat.
“Pjesëmarrja e Presidentit Vuçiç në paradat ushtarake në Moskë dhe në Pekin, e shoqëruar me deklarata kritike ndaj BE-së dhe anëtarëve respektues të parlamentit (referencë për delegacionin e Partisë së Gjelbër) nuk është ajo që pritet nga një vend kandidat”, ka deklaruar Kos në Parlament.
Ajo ka thënë se Serbia duhet të përqendrohet në reforma, veçanërisht ato që lidhen me lirinë e medias dhe ligjet për zgjedhjet.
“Një Serbi demokratike ka një vend në BE dhe unë do të bëj çmos që kjo të ndodhë”, ka shkruar Kos.
An ambiguous EU narrative coupled with derogatory statements is not what we expect from a candidate country.
— Marta Kos (@MartaKosEU) September 9, 2025
Instead Serbia should focus on EU reforms, especially on media freedom & electoral laws.
A democratic Serbia has a place in the EU & I will do my best to make it happen. pic.twitter.com/BV9UqNbeo5
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...