Kylin Mbappe po vazhdon ta shkruajë historinë në futboll.
Sulmuesi francez shkëlqeu mbrëmë në ndeshje me Islandën, ku e realizoi një gol nga penalltia dhe e dha një asistim për Barcola për t’i udhëhequr “Trekolorët” drejt fitores me rezultat 2:1.
Me këtë rast, ylli i Real Madridit e kaloi legjendarin Thierry Henry sa u përket golave të shënuar për Kombëtaren e Francës, shkruan “Gazeta Express”.
Me këtë rast, ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit arriti në kuotën e 52 golave për “Les Bleus” për ta kaluar kështu yllin e dikurshëm të Arsenalit dhe të Barcelonës.
E përpara Mbappes është vetëm lideri Olivier Giroud, i cili aktualisht kryeson me 57 gola.
Mbappen e ndajnë veç pesë gola nga rekordi i madh, të cilin mund ta arrijë lehtësisht duke e pasur parasysh moshën e tij të re, është ende vetëm 26-vjeç. /Gazeta Express
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...