Djed Spence bëhet lojtari i parë mysliman i deklaruar që luan për Anglinë - Gazeta Express
string(73) "djed-spence-behet-lojtari-i-pare-mysliman-i-deklaruar-qe-luan-per-angline"

Futboll

Gazeta Express

10/09/2025 11:43

Djed Spence bëhet lojtari i parë mysliman i deklaruar që luan për Anglinë

Futboll

Gazeta Express

10/09/2025 11:43

Djed Spence hyri në histori të Kombëtares së Anglisë mbrëmë.

Në fakt, ai u bë myslimani i parë i hapur (deklaruar) që i përfaqëson “Tre Luanët” teksa debutoi tek kjo Kombëtare në fitoren 5:0 ndaj Serbisë, shkruan “Gazeta Express”.

I pyetur nëse ndien presionin që u bë i pari nga feja e tij që luan për ekipin senior, përfaqësuesi i ri anglez tha: “Ndoshta, ndoshta jo.”

“Unë në të vërtetë nuk ndiej presion për gjëra të tilla. Unë vetëm luaj futboll me buzëqeshje në fytyrë, mundohem të jem i lumtur dhe pjesa tjetër përkujdeset për veten vetvetiu.” /Gazeta Express