Kristjan Asllani: Ishte si finale për ne, me Serbinë të luajmë... - Gazeta Express
string(60) "kristjan-asllani-ishte-si-finale-per-ne-me-serbine-te-luajme"

Futboll

Gazeta Express

10/09/2025 11:30

Kristjan Asllani: Ishte si finale për ne, me Serbinë të luajmë…

Futboll

Gazeta Express

10/09/2025 11:30

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, ishte heroi i Kombëtares, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për t`i dhuruar fitoren kundër Letonisë.

Pas sfidës, ai u shpreh se është i lumtur, pasi kishin punuar fort për ndeshjen dhe se tani i pret një sfidë e fortë me Serbinë në tetor.

“Ishte ndeshje shumë e mirë, e dinim që për ne ishte si finale, jam i lumtur për të gjithë ekipin pasi kemi punuar mirë këto ditë dhe jemi fokusuar shumë për këtë ndeshje dhe tre pikët janë gjithçka për ne. Siç e thash sot ishte si finale pasi na duheshin 3 pikët, me 1 pikë nuk mund të bënim asgjë dhe jemi të lumtur.”

“Tani e dimë që do të kemi një ndeshje të vështirë, por kemi kohë, do të kthehemi në ekip dhe pastaj do të vijmë prapë këtu. Ndeshje e vështirë, shumë e fortë, ne kemi bërë një super ndeshje këtu me ata dhe do të shkojmë atje dhe do të punojmë, të bëjmë ndeshjen që kemi bërë këtu, por na duhet goli gjithmonë”, mbylli prononcimin e tij për FSHF-në, përcjell Albeu.